“BOLL E MBYTËT, E SHQEPËT, E ROPËT KËTË MILET, BOLL MË”

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Dr. Lida Shosha

🔴Këtë gjyq nuk e nisi Shqipëria, as shqiptarët,  por KM arrogant, i papërgjegjshëm, delirant.

👉Përse duhet të penalizohen shqiptarët?

👉Përse duhet të paguajmë një faturë maramendëse, 😡kur ato lekë mund të investoheshin në shkolla, kopshte, spitale, azile, shtëpi femijësh, rrugë, ujë, infrastrukturë, transport, edukim, etj. apo për bukë e çati për qindra familje të uritura, që jetojnë mes skamjes migjeniane…. në çdo cep të ketij vendi.

👉Këtë faturë duhet ta paguajë ai që  e nisi, stisi dhe bitisi këtë çorbë, që ju përplas fytyrës si feçe diareike,  se bota nuk të lë të shkelësh e shkatërosh tjetrin, sepse je sovrani, e ben ç’të doje palla me vatanë…

👉Janë me mijëra njerëzit e këtij vendi, që punojnë ndershëm, paguajnë detyrime tatime, sigurime, taksa, ç’ti dojë qejfi qeveritarëve, që i rrisin jo me 1%, por 100% e s’pyesin kërkënd.

👉Paguajmë, madje para se të bëjmë bilancet e tjera se shteti ka përparësi, të këput gjobë e madje të rras edhe në qeli për një faturë elektriku…..

🔴T’i gjejë ku të dojë, të shesë shtëpi , prona, pasuri dhe veten po mundi.

😡Boll e mbytët, e shqepët, e rropët këtë milet, boll më!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje