Basha nga Korça: Ju nuk po e prisni ndryshimin por po i prini atij

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u prit me entuziazëm në qytetin Korçës gjatë ditës së sotme.

Duke i falenderuar qytetarët për mbështetjen, Basha tha se shqiptarët nuk po presin ndryshimin, por janë duke i prirë këtij ndryshimi.

“Zonja dhe zotërinj korçare dhe korçarë, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja. Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton!” –tha Basha.

Basha u ndal në vendin e quajtur Lëndinën e Lotëve, e cila njihet si udhëkryq rrugësh që niseshin historikisht korçarët apo qiraxhinjtë drejtë kurbetit. Ai gjithashtu ka ndezur një qiri në homazh të emigrantëve dhe u dha lule disa grave dhe vajzave.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje