Vokshi: Viktimat nga covid-19 hartohen në zyrën e Ramës

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ishte e ftuar në  “News 24”.

Gjatë bisedës në studio, Vokshi u ndal në shumë tematika, duke nisur që nga situata e panemisë në vend, kandidimi për deputete i shefes së Infektivit, Najada Çomo, por edhe tek plani i Partisë Demokratike për shëndetësinë e sektorët e tjerë.

Ish-deputetja Vokshi, e cilësoi si të papërgjegjshme ftesën e kryeministrit Edi Rama, drejtuar shefes Çomo, për të qenë pjesë e skuadrës së PS, në zgjedhjet e prillit. Sakaq, ajo bëri një deklaratë të fortë. Sipas Vokshit, vdekjet e pandemisë në vend nuk janë reale, e sipas saj, ata hartohen në zyrën e kryeministrit Rama e më pas pasqyrohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Halim Kosova thotë që as PD nuk e ka menaxhuar mirë situatën ?

Albana Vokshi: Nuk e kam dëgjuar. Në shtator, është publikuar plani prej 5 pikash për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia. Pika e parë kishte të bënte për sektorin e shëndetësisë, kemi propozuar disa nënpika për shëndetësinë, biznesin e kështu me radhë. Por kryeministri, në vend që të merrte planin e PD, bëri llogje në “Facebook-e” dhe nuk punonte. I thamë merre planin e zbatoje, por nuk e zbatojë sepse kishte ardhur nga PD. Në momentin që qytetarët paguajnë 60% të tarifave nga xhepi, nuk ka shëndetësi falas, po paguajnë shumë më tepër se në kohën e PD. Të gjitha investimet në spitale janë blerë në kohën e PD.

Të gjitha koncesionet janë përdorur me kosto zero për qytetarin shqiptar, thotë Rama?
Albana Vokshi: Kështu do ishte në një rast ideal. Nuk ke para momentalisht, nuk kishte para as Vil Manushi për checkap-in, por iu dha që vitin e parë miliona euro. U paguan dhe nga analiza që nuk u bënë kurrë. Me paratë që iu dhanë Vil Manushit, mund të ishin pasuruar spitalet dhe checkap-in bëhej në spitale. Janë 10 milionë euro, paska para, por këto pse nuk shkuan për aty ku duhet të shkonin. Qendra super moderne e sterilizimit u bë nga qeveria Berisha. Askush nuk ka thënë që dializa nuk duhet bërë. Kemi thënë që dializa është një shërbim i domosdoshëm sepse shumë pacientë duan dhe kërkojnë këtë shërbim. Dializa filloi të koncesion hej tek privati që në kohën e PD. Nëse e le të lirë konkurrencën dhe çmimi do të ulej. Nuk duhet të krijuar monopol. Nuk kemi thënë që nuk duhej, përkundrazi ne e kemi nisur shërbimin tek privati. Unë kam shkuar shumë herë për të gjitha koncesionet në shëndetësi. Jo vetëm u dhanë në mënyrë korruptive por vazhdon implementimi i koncesioneve dhe të abuzohej në mënyrë marramendëse, por nuk është marrë një trajtim profesional.

Një mendim pë masat?

Alana Vokshi: Qytetarët nuk besojnë më tek qeveria. Jo nxjerr ushtrinë, dil njëherë gratë, më pas gruan, ishin masa absurde. Sepse nuk u ulën rastet apo humbjet e jetëve të qytetarëve. Po t’i referohemi të gjitha masat e ndërmarra nga Edi Rama, nuk them dot Komuniteti i Ekspertëve. Të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që shifrat e publikuara, janë vendosur në zyrën e Edi Ramës e janë publikuar më tej nga Ministria e Shëndetësisë. Ne e kemi thënë që numri i të vdekjes nga COVID-i nuk është ai i publikuar. Ne kemi në dorë denoncime, kemi kërkuar që prokuroria të vij dhe të hetojë. Fakti që sot kemi një tërheqje nga komuniteti të një mjeku të mirënjohur për të mos qenë pjesë. Ai është aset, është treguar dinjitoz dhe profesionist, të një komiteti që ka pasqyruar statistikat që janë hartuar në zyrën e kryeministrit.

A duhet politika që të fusë hundët në atë që është shëndetësia, ku flitet për fatet e pacientëve?

Albana Vokshi: Kemi një mjeke që po futet në partitë politike në një kohë që pacientët presin kurim. Kjo është papërgjegjshmëri totale, qoftë ftesa, qoftë pranimi. Si i kërkon kryeministri një mjekeje, ik ti nga spitali dhe eja në politikë. Pra kjo nënkupton që ti ke punuar 1 vit me pacientët për atë vend deputeti. Kemi zotin Shehu, Kosova, zotin Bardh Spahia, kemi mjekë të shkëlqyer profesionistë. Jemi në mes të një krize shëndetësore, spitalet janë plot. Ku është përgjegjshmëria e një kryeministri, që ka shfrytëzon figurën e një mjeku, për ta bërë pjesë e fushatës së tij elektorale. Në vend që t’i vendosi çdo mjek burim financiar për përballimin e pandemisë, i ofron në politikë. Edhe ata mjek që janë për të shërbyer, po i heq nga shëndetësia. Jemi gati gati në nivelet e vendeve afrikane, e jemi një vend që inspirojmë të jemi ën BE. Spitalet janë pa mjekë specialistë e nuk ofrohen shumë shërbime. Hajde shkojmë bashkë ne e shohim spitalin e Matit, nuk ofrohet asnjëlloj shërbimi. Në QSUT nuk jepen disa shërbime.

Do i merrni votat për shëndetësinë me këtë program?

Alban Vokshi: Ne do të marrim votat e qytetarëve shqiptar për programin e shëndetësisë, por edhe të gjithë sektorëve që Partia Demokratike po shpalos. Për shëndetësinë kemi një kosto, rreth 500 milionë kushton programi i Partisë Demokratike në vit. Dëmi është 7.2 miliardë euro për shtatë vjet. Ja ku janë, nuk do të ketë më koncesione abuzive. Ne e kemi treguar që bëjnë shtet dhe i kemi hapur dyert për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje