Thashethemet në koridoret e partive për emrat e kandidatëve për deputetë

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Xhemil Beharaj/ Fier – Kur dhe gjashtë ditë na ndajnë nga afati I fundit I dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë  në KQZ , jo vetëm në selitë e partive në qytete të Shqipërisë por dhe në selitë qëndrore të partive fliten e përfliten emra kandiatësh, por që deri në mesnatën e datës 7 mars ato dhe mundë të ndryshojnë në “çakun” e fundit.

PD për qarkun Fier ende nuk ka një listë me emra të qartë. Dihet vetëm Enkelejd Alibeaj që do të pri listën e demokratëve të qarkut Fier. Më tej nuk dihet radha por flitet për emra të tillë si Dilaver Kamberaj, Agron Kapllanaj, Edmond Çepele, Suzana Numani, Alketa Lugaj etj.

Këta janë emrat që po lakohen më shumë por deri sa të dal lista  e plot dhe e sakt ende nuk ka asgjë të sigurtë.

Alibeaj ka kohë që e ka nisur punën në qarkun Fier sidomos me zonën e Roskovecit, Mallakastrës e Patosit. Po kështu Dilaver Kamberaj në zonën Patos çka ka bërë që prej vitesh selia e PD në këtë qytet që ka qënë e fjetur , tashmë gumëzhin e rri ndnezur jo vetëm me të rinjë e burra demokrat por me vajza e gra demokrate. E njëjta Situatë edhe në Lushnje apo Divjakë, në Mallaklastër, por mos lëmë në harresë edhe Fierin dhe Roskovecin.

Pas nuk mbetet pas edhe LSI në qarkun e Fierit. Emra tashmë janë pohuar edhe nga kreu I kësaj partie Monika Kryemadhi e cila do të jetë edhe e para e listës së kësaj partie në qarkun Fier duke u pasuar nga Keidi Mehmetaj. Klajdi Bogdanaj, Arben Çuko, Ardjan Alushaj por edhe emra të tjerë si Kristiaan Kina, Renato Basholli, Juard Myftaraj etj

LSI ka punuar sistematikisht, ka pregatitur strukturat e terenin duke punuar çdo ditë kokë më kokë e shtëpi më shtëpi në bazë të programit të saj politik

 Gjithësesi do të pritet  data 8 mars që do të tregojë emrat e plotë dhe renditjen e sakt të listëts së kandidatëve për deputetë të kësaj partie për qarkun Fier.

Ndryshe nga këto dy parti në koridoret e PS në Tiranë përfliten emrat për listën e kandidatëve për deputeë si në Tiranë ashtu dhe për qarkun Fier.

Burime informacioni të ALB365 pohuan se për listë e Tiranës lakohen emra të tillë si Belinda Balluku, Etilda Gjonaj, Fidel Ylli, Toni Gogu, Etjen Xhafaj etj

Përsa i përket listës së emrave me kandidatët e PS për qarkun Fier emrat që lakohen në koridoret e PS në Tiranë janë ata të Gramoz Ruçit në Fier, Erjon Braçes në Lushnje, Luan Bregasi në Mallakastër, Haki Çako në Patos, Petro Koçi në Fier, Majlinda Bufi në Roskovec, Anila Basha në Lushnje, ndërkohë që nuk do të rikandidojnë emra të tillë si Xhevit Bushi, Antoneta Dhima, Adelina Rista, Ismet Beqiraj, Anduel Xhindi etj.

Ndryshe nga partitë e tjera , të PS në Fier po punojnë në grupe pune prej katër vetash por morali është përtokë. Vet drejtora e ish drejtora e dinë që ka rrotacion politik, ka pakënaqsi nga punësimet, mos mbajtja e premtimeve, aty dhe vet e kan kuptuar që nuk i kan mbajtur premtimet dhe më shumë shkojmë për të kaluar orët e padites sesa për vota, pohojnë dhe vetë ata, ata të grupeve të punës që kanë dalë të ngren moralin e socialsitëve

Për kë do punojmë për Petro Koçin që deri dje mblidhte vota kundër PS për partinë e tij? Atë do besojmë, thonë shumë socilaistë të vërtetë. Veteranët pohojnë, çtë votojmë, për Subashin që sna hedh sytë e na la rrugëve, na kanë braktisur, thonë socialistët e vërtetë fierakë

Gjithësesi këta janë emrat më të përfolur që do të jenë në listat e partive por ende nuk dihet nëse do të jenë vërtet apo jo sikundër ende nuk dihet edhe renditja e saktë se në cilin numur të listave do të renditen emrat e tyre. Dhe derisa të mësohet e vërteta e saktë  na duhen akoma edhe vetën pesë ditë.

Bëni durim të shuani kureshtjen, vetëm pesë ditë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje