PRINCI ME DUART E LYERA NË GJAK

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Rainer Sollich – Pas publikimit të raportit të CIA-s janë shmangur edhe dyshimet e fundit: vrasja e gazetarit kritik ndaj qeverisë, Jamal Khashoggi, më 2018 në Stamboll, ka ndodhur me porosi ose të paktën me dijeninë e princit saudit Mohamed bin Salman. Ky nuk ka qenë një aksion i dalë jashtë kontrollit i një komandoje shtetërore vrasëse pa dijeninë dhe porosinë @nga lart”, sikurse është përpjekur t’i mbushë mendjen botës dhe qytetarëve të vet oborri mbretëror saudit.

Në këtë mënyrë është e qartë: MbS, siç e quan veten princi, mban përgjegjësi të plotë për një krim mizor politik në dekadën e kaluar: gazetari u fut në një kurth dhe u vra, sepse pushtetarëve në Riad nuk i pëlqente kritika e vazhdueshme që publikonte në mediat e ShBA-së.

Trupi i tij më pas me sa duket është copëtuar me sharrë dhe është djegur me acid: një vrasje e tmerrshme dhe e paimagjinueshme në “stilin e mafisë” që e ka njollosur keq reputacionin e Arabisë saudite në rajon dhe në mbarë botën. E, ajo është edhe një shkelje e rëndë e civilizimit, që nuk mund të justifikohet me asgjë e që bota nuk duhet ta pranojë kurrë.

Ndërkohë që MbS si pasues i fronit dhe si një pushtetar që sot vepron jozyrtarisht ka edhe merita, veçanërisht sa i përket një liberalizimi gradual, por të dukshëm të shoqërisë dhe një vlerësim të ndjeshëm të rolit të gruas në shoqëri. Janë të shumtë të rinjtë sauditë që shohin tek ai një figurë shpresëdhënëse dhe e nderojnë atë si një popstar.

Por, Mohamed bin Salman ka edhe një anë tjetër, që moralisht është mjaft e rëndë: Ai i ka duart të lyera me gjak. Jo vetëm me gjakun e Jamal Khashoggit, por edhe me gjakun e shumë njerëzve të tjerë të pafajshëm që kanë humbur jetën në luftën e vazhdueshme me Jemenin fqinj prej sulmeve saudite nga ajri ndaj shkollave apo shtëpive.

Presidenti i deritanishëm i ShBA-së, Donald Trump, i dinte të gjitha këto fare mirë dhe ai megjithatë e ka mbrojtur MbS-in si gjoja partnerin shembullor në Lindjen e Mesme. Pasuesi i Trumpit, Joe Biden, përpiqet tani – me ndihmën e raportit të CIA-s dhe duke theksuar veçanërisht të drejtat e njeriut – që ta izolojë politikisht Mohamed bin Salmanin dhe t’i vendosë mbi një bazë të re marrëdhëniet midis dy vendeve.

Por, Bideni është i tërhequr sa u përket sanksioneve direkte kundër princit të kurorës, i cili ndërkohë në shumë vende të BE-së është shpallur person i padëshiruar. E këtu është fare i qartë rreziku: nën MbS-in, Arabia Saudite rrezikon të vazhdojë të mbetet si një shtet pariah duke pësuar si rrjedhojë edhe dobësimin e interesave të veta. /DW/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje