43 faqe dokument/ Meta ja arsyet e kthimit të ligjit për Aeroportin e Rinasit

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka risjellë në vëmendje sërish kthimin e ligjit që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit ‘Nënë Tereza’ me 13 vjet. Kreu i Shtetit tha se ka argumentuar në 43 faqe dokument të gjitha arsyet e kthimit të këtij ligji. Ai u ka kërkuar deputetëve që të reflektojnë, edhe pse sipas tij gjasat janë të pakta për sa kohë vendi është në prag të zgjedhjeve.

“Sikundër paralajmërova, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim ligjin për aeroportin e Rinasit. Kjo marrëveshje është në dëm të interesit publik, shtetëror e kombëtar. I bjë thirrje cdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë. Paralajmëroj se për cdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi. Pas 25 prillit, kuvendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e së drejtës. Po u jap mundësi deputetëve të reflektojnë. Shpresoj të lexoni marrëveshjen, para se të ngrini kartonin. Ftoj të gjithë deputetët, edhe të opozitës, të njihen me argumentet e Institucionit të Presidentit në 43 faqe. Është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, të mos thonë ‘nuk dinim gjë’. Por edhe opinioni publik le të njihet me këtë ‘kryevepër’ të kapjes së shtetit”, tha Meta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje