Vasili: Pas fitores së 25 prillit, opozita do të anulojë ligjin për vettingun në polici

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se opozita e bashkuar, pas fitores së 25 prillit do të anulojë ligjin për vettingun në polici.
Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se ky ligj është zbatuar në mënyrë preferenciale, politike dhe është kthyer në mjet shantazhi për punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Ligji i Vettingut u shndërrua në mjet shantazhi për policin e thjeshtë. Vetingu u shnderrua ne alibi për krerët e inkriminuar të Polici së Shtetit”,- tha nënkryetari i LSI.

Vasili u shpreh se ligji i Vettingut nuk po përdoret për pastrimin e policisë, por për presion dhe orientim politik të saj. “Ky vetting është nul, është zero. Opozita, pas fitores së 25 prillit, do të anulojë këtë ligj të vettingut, do ta shfuqizojë, do ta zhdukë një ligj të tillë të poshtër e të shëmtuar, i cili është një ligj që kërkon vetëm e vetëm transformimin e policisë në një polici politike, ushtare të Edi Ramës dhe jo ushtare të ligjit, apo ushtare të qytetarit të thjeshtë, që ti shërbejë atij për ti qëndruar prapë, për ti garantuar siguri, për ti treguar që ligji është në krahun e qytetarit dhe jo në krahun e trafikantit, horrit dhe të kriminelit. Prandaj do ta anulojmë këtë ligj dhe do të bëjmë një ligj, që do të kërkojë një pastërti të jashtëzakonshme, qelibar, për të gjithë krerët e policisë sepse populli me të drejtë thotë që: ‘Peshku qelbet nga koka’, e nuk do të lejojmë kurrë që njerëz të inkriminuar të vazhdojnë të qeverisin Policinë e Shtetit”,- tha nënkryetari i LSI.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje