LSI del me listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit

HERMES, agjensi udhëtimi

Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë si forcë politike e vetme në zgjedhjet e 25 prillit. Sa i takon partive të tjera apo individë që janë në negociata me LSI nëse do të të bien dakord, do të jenë pjesë e listave të LSI, por nuk do të formojnë koalicion, shkruan abcnews.al.

Në këto momente, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike janë në takim me ish-presidentin Bamir Topi për të diskutuar nëse do të jetë pjesë e koalicionit të PD me forcën e tij, Fryma e Re Demokratike. Kujtojmë që sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje