Ja kush dyshohet se vrau Armando Beqirin në Islandë

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Edhe pse kanë kaluar ditë nga vrasja e shqiptarit Armando Beqiri ende vijon jehona në Islandë.

Armando Beqirin, 7 ditë më parë në Islandë dyshohet se e ka vrarë një shqiptar. Kështu shkruajnë mediat në Reikjavik lidhur me ekzekutimin mafioz që tronditi vendin.

Deri tani janë arrestuar 10 persona, me origjinë nga Shqipëria, Lituania, Islanda, Estonia, Rumania, Portugalia dhe Spanja. Disa jetojnë në Islandë dhe të tjerët jo, mes të arrestuarve janë dy gra.

Mediat në Islandë theksojnë se bazuar te informacionet nga hetuesit dyshimet janë se armën për vrasjen e shqiptarit e shkrepi pikërisht një bashkëkombës i tij.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje