“Ethet” e listave të kandidatëve për deputetë pushtojnë dhe përçajnë socialistët fierakë

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Afrimi i 25 prillit  si dhe data e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë të forcave politike ka bërë që socialistët ferakë që pretendoijnë të kenë emrat në to ti zënë “ethet e arit”, por jo vetën kjo, kanë nisur debatet dhe përplasjet mes tyre dhe të gjithë e dine se lufta dhe “brrylat” brenda soit është jo shumë, por shumë, shumë e fortë, tamam si ajo vjersha, mora pushkën dola malit për liri, ku ta dija unë I shkreti se armiku ishe ti, etj etj.

Dihet që PS në Fier ka marrë edhe dhjetë deputetë , por vendi I pesçes së parë nuk diskutohet, kjo edhe për shkakun e futjes së 30% të elementit femër. Të tjerë që kanë pretenduar të jenë në dhjetëshe nuk u kanë dal mirë llogaritë dhe një pjesë janë tërhequr nga emrat në listë dhe kanë pranuar që do të punojnë të mbledhin vota për partinë.

Burime nga selia rozë në Fier pohojnë se disa ditë më parë kryesia e PS në Fier ka zhvilluar mbledhje e cila ka pasur shumë debate. Zotit Ruçi I është thënë se në krye të PS në Fier sollët shokun Petro I cili me partinë e tij PSV në zgjedhjet e kaluara ka qënë kundër PS dhe tani nuk dihet nëse është akoma me atë parti apo jo. Nuk paska një figure Fieri në PS që ta drejtojë partinë?! Po këto burime pohuan se Ruçi u ka këkruar drejtuesve të institucioneve nëse I kishin zbatuar direktivat e partisë për të mbledhur sa më shumë persona rreth partisë që të bëjnë sa më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit. Toni është ngritur jo vetëm ndaj ish drejtuesve të institucioneve që “u dorëhoqën” disa javë më parë me pretekstin nëse I do baza pa qënë titullarë institucioni, por edhe këtyre aktual të cilët ikin me mendimin se PS e ka të sigurt mandatin e tretë.

Burime informacioni pohuan se kreu I listët së kandidatëve për deputetë të PS për qarkun Fier do jetë Gramnoz Ruçi, më pas Erjon Braçe, Bashkim Fino, e me radhë Antoneta Dhima, gazetaria Anila Basha etj, por nuk do të kenë emrin në listë deputetë si Xhevit Bushi, Adelina Rista, Anduel Xhindi etj duke u zëvëndësuar me emra kandidatësh  të rinjë të dal nga nisma “Deputeti që duam”

PS e ndarë me grupe punë janë hedhur në “sulm” që të mbledhin sa më shumë vota por dihet që në dy mandate qeverisës , pra 8 vjet pushteti të konsumon. Fierakët po paguajnë më shumë taksa ndërkohë që shërbimet e premtuara nuk po I marrin. Pakënaqsia në elektorat është rritur pasi disa deputetë kanë kryer pounësime duke u marrë edhe nga 3 mijë euro për vend pune. Teksa kanë shkuar për takime  si në Qënas, banorët nuk I pranuan duke u thënë se çfarë keni bërë, na mashtruat, as punë, as shërbime ndërkohë që taksat ua marrin banorëve. E teksa kanë dështuar me këtë mënyrë të të bëri votat nga frika se ndonjë nga “turma” ua kthen dhe me fjalor të pa përshtatshëm  sepse dhe teknologjia ka avancuar, kanë nisur si njësitet guesrile, kokë më kokë e shtëpi më shtëpi, por edhe kjo metodë u ka ngecur. Edhe pse kanë nisur  të punësojnë për shkak të zgjedhjeve përsëri frikën e kanë sepse “ethet e arit” u kanë hyrë pasi ardhja në pushtet e opozitës dhe lufta kundër korrupsionit  do të dërgojë në prokurori apo SPAK shumë drejtorë me dosje “gati” apo kryetarë njësish administrative që e kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët

Në PS të Mallakastrës ende spo gjejnë gjuhën e përbashkët klanet midis ish deputetit dhe deputetit aktual dhe derisa të gjendet emëruesi i përbashkët, çakalli bëri kërdinë, thotë populli.

25 prilli po afron, “rthet e arit” po shtohen edhe më shumë/ ALB365/ XHB

Be the first to comment

Lini një Përgjigje