Covid-19/ 8 raste në shkollën “Meleq Gostnishti”, mësimi kalon online

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Patos – Dalin pozitiv me Covid-19, 8 mësues brenda një dite në shkollën 9 vjecare “Meleq Gosnishti” në patos, cka ka detyruar zyrën e arsimit të marr masa për vazhdimin e mësimit on line për rreth 180 nxënës të ciklit të dytë, nga klasa e 6 deri në të 9. 

Tamponit pozitiv nuk i ka shpëtuar as drejtoresha e shkollës.  Burime të sigurta kanë bërë me dije se sot në shkolle, pas javës së mesimit on line, janë rikthyer vetëm një pjesë e nxënesve të ciklit fillor, në bazë të skenarit të përcaktar. Vendimarrja për kthimin e mësimit on line për ciklin e dytë të nxënësvë të kësaj shkolle ka ardhur si nga drejtues të arsimit, ashtu edhe ata të shëndetësisë.  

Është rasti i parë në Patos, që pas nisjes së pandemisë, ku rezultojnë pozitiv me Covid një numër kaq i madh mësuesish brenda një dite, duke cuar në ndryshimin e rrjedhës normale të mësimit në këtë periudhë. 

Mësimi për nxënësit e ciklit të dytë do të vazhdoj on-line për dy jave, për të pritur më pas edhe vendimarrjen që do të merret.

Nga ana e bashkisë së Patosit janë marre pasat për dezinfektimin e mjediseve të shkollës dhe territorit që e rrethon atë.

Pothuajse cdo ditë, mesues e nxënës rezultojnë pozitiv me Covid në Fier, duke e renditur qarkun e dytë në rang vendi për nga numri i të prekurve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje