Marku i papërmbajtshëm, fiton ndaj Charlton

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Florian Marku ka arritur ta fitojë meçin ndaj Rylan Charlton në eventin e sotëm në boks.

Boksieri shqiptar arriti që me goditjet e tij të fuqishme në raundin e tetë ta detyrojë ekipin e britanikut ta hedhë peshqirin.

Kjo fitore vjen pas barazimit në dhjetor, çka ishte e papranueshme për Markun. 

Edhe pse pësoi një nokdaun, ai u rikthye fuqishëm dhe ia doli të triumfonte.

Pas meçit ai tha se sonte u tregova të gjithëve se ishin gabim.

“Nuk ishte meç i vështirë, por Rylan ishte fantastik. Respekte për të. Unë e dua këtë sport. Nëse dikush më mposhtë unë vetëm e uroj atë. Unë mund të luftoj, mund të bëj gjithçka. Isha kickbokser, por tani jam bokser dhe mund ta bëjë këtë shumë mirë. Jam shumë i lumtur, pasi shumë njerëz folën kundër meje. Sonte u tregova të gjithëve se ishin gabim” – tha Marku pas triumfit të madh.

Momenti i fitores së Florian Markut:

Be the first to comment

Lini një Përgjigje