2 mandate Rilindja dhe 3 mandate Balilaj, ja investimi në tualetet e zyrave

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nuk është për të qeshur, por për të vënë duart në kokë. 12 vjet kryebashkiake Rajmonda Balilaj në bashkinë Patos dhe të mos investosh 200 mijë lekë të reja për të pasur një tualet në zyrat e njësisë administrative të Ruzhdies.

Zyra në ish Komunën Ruzhdie, sot njësi administrative, tualetet në mëshirë të fatit ku punonjësit e administratët kanë dy rrugë për nevoja personale , o të shkojnë nga arat e pas ferrave ose me ndonjë lokal nëse është hapur.

Tre mandate në krye të bashkisë Patos Rajmonda Balilaj, dy mandate Rilindja me deputeten e zonës dhe ende su ka rënë rruga për të parë situatën se ku punojnë vartësit e tyre.

Nuk u ka rënë radha sepse kanë vizituar më shpesh tokat e serat pjellore në zonën e Marinzës e Zharrzës ku operojnë Albpetrol dhe kompani private.

Banori i kësaj zone sjell fotot ku me plot gojën cdokush që i shikon e thotë, turp.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje