Rama sfidë BE-së, në “krahët” e Lindjes

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë, ku u ndal edhe te tregtimi i mishit. Por mesazhi i tij ishte ndër të tjera një thumb tjetër për Bashkimin Europian.

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”, tha Rama.

Ndoshta nuk është rastësi që këto sulme të Ramës ndaj BE-së janë intensifikuar. Fillimisht e kishte për cështjen e vaksinës, ndërsa së fundi e lidh me aksesin në treg të produkteve tona. Por nuk përjashtohet mundësia që kjo retorikë e Ramës ndaj BE-së të jetë edhe një mllef i tij i shtuar lidhur me rrjedhjen në media të dosjes së Ndraghetas në Itali, ku në një pjesë të përgjimeve flitet për penetrimin e kësaj organizate mafioze edhe në vendin tonë sa i përket pastrimit të parave.

Në korridoret diplomatike flitet se dalja në media e këtyre përgjimeve është jo e rastësishme në një kohë kur Shqipëria pritet në prill të shkojë në zgjedhje. Edhe pse Rama deri më tani ka mbajtur qëndrim përcmues ndaj atyre përgjimeve dhe është munduar me cdo mundësi t’i relativizojë, dosja e Ndraghetës është gjithashtu një goditje tjetër për të dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje