Qeveria bën sikur do kontrollojë bosët shqiptarë të kompanive offshore!

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Mund të ndodhë që iks ministër shqiptar i jep tender apo koncesion me firmë e vulë, vetvetes, por në dokumenta nuk del emri, pasi regjistrohen në ishuj ku me ligj janë të ligjshme këto kompani, pa u bërë e ditur se kush janë pronarët e vertetë

Kjo video që po qarkullon në rrjetet sociale,  tregon mënyrën se si qeveria bën në mënyrë hipokrite sikur do kontrollojë bosët shqiptarë të kompanive offshore. Dihet tashmë se qindra milionë euro fitohen nga kompanitë shqiptare të rregjistruar në offshore, ku nuk lejohet të dalin emrat apo emri i pronarit të biznesnit.

Akuzat janë se ka ministra apo ish-ministra e zyrtarë të lartë që pastrojnë paratë e krimit apo korrupsionit në ishujt ku lejohen të regjistohen kompani offshore. Ligji shqiptar nuk ka asnjë fuqi mbi këto ishuj ku regjistrohen bosët shqiptarë, por për propogandë Edi Rama ka miratuar një ligj sikur do ti kontrollojë.

Në shumë tendera, koncesione apo PPP përfituesit janë me origjinë nga offshoret, çka nuk lejohet të dalë emri në konkurim, ku dorëzohen dokumentat për të përfituar dhjetra apo qindra milionë euro.

Mund të ndodhë që iks ministër shqiptar i jep tender apo koncesion me firmë e vulë, vetvetes, por në dokumenta nuk del emri, pasi regjistrohen në ishuj ku me ligj janë të ligjshme këto kompani, pa u bërë e ditur se kush janë pronarët e vertetë.

Për më tepër ndiqni videon e plotë:

Be the first to comment

Lini një Përgjigje