Ja si të dalloni shenjat e sëmundjeve të gjakut

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut. Qelizat e bardha janë mburoja e organizmit kundër çdo infeksioni apo sëmundjeje. Personat që vuajnë nga leukemia, preken dhe nga shumë sëmundje të tjera.

Por cilat janë simptomat e kësaj sëmundje serioze, dhe si t’i evidentoni ato?

Këto shenja do të përfshijnë temperaturën e lartë, plogështija dhe të dridhura.Nëse këto simptoma largohen pas disa ditës dhe ju ndiheni plot energji, atëherë ka qenë thjesht një virozë. Kini kujdes nëse simpotma si këto mëposhtë zgjasin për javë të tëra: Gjakderdhje nga hunda, rënie e pashpjegueshme nga pesha, nxiheni shpejt, lodhje kronike, djerësitje e shoeshtë, ngërçe dhe Mishra dhëmbësh të dëmtuar e që gjakosen.

Kini kujdes ne nivelin e lodhjes

Zakonisht një nga shenjat e para të leukemisë është pikërisht lodhja kronike. Duke qenë se sistemi imunitarë po pëson goditje, trupi fillon dhe të reflektojë pasojat. Nëse keni pak energji apo lodheni shumë shpejtë, këto mund të jenë faktorë shoqërues të lodhjes kronike. Mund të ndjeni këputje të gjymtyrëve, edhe nëse jeni duke ndjekur rutinën tuaj të përditshme.

Vëzhgoni peshën tuaj

Humbja e disa kilogramëve është diçka që të gjithë synojmë, ama kur pësoni rënie të pashpjegueshme nga pesha arsyeja është më serioze. Nëse shikoni që keni humbur peshë edhe nëse nuk keni ndryshuar asgjë në ditën tuaj është e mira që të konsultoheni me mjekun tuaj.

A nxiheni shpejt?

Personat që vuajnë nga leukemia kanë tendencën të nxihen dhe t’u shërohen më ngadalë plagët. Diçka e tillë lidhet me nivelin e ulët të rruazave të bardha në gjak. Prandaj mjekët këshillojnë që të tregoni kujdes kur ju shfaqen të nxira në trup, dhe për sa kohë ju mbyllen plagët, pasi janë të dhëna të rëndësishme.

Njolla të kuqe në lëkurë

Nëse vini re se ju shfaqen njolla të kuqe të vogla, njësoj si aknet apo skuqjet e lëkurës kur keni kryer aktivitet fizik, duhet të kërkoni konsultim me mjekun.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje