Ja kush është personi që u ekzekutua në Durrës

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin mbrëmjen e kësaj të diele. Një 32-vjeçar u vra me armë pas një sherri në lagjen numër 16 të qytetit në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.

Ai u qëllua me një plumb në këmbë, por nuk mundi të mbijetojë edhe pse u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit. Viktima është identifikuar si Jetmir Bregu.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojne se 32 vjeçari ka dalë nga banesa për të hipur në automjetin e tij. Në këto momente ka kaluar një automjet që ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi . 32 vjeçari ka marrë goditje në kokë, në trup, në këmbë. Ai është dërguar në urgjencën e spitalit për ndihmë mjeksore por ka ndërruar jetë.

Policia tha se ka shoqëruar në komisariat disa persona që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes për të marrë dëshminë e tyre.

Uniformat blu kanë ngritur disa pika kontrolli dhe se po bëhet krehja e zonës në mënyrë që të identifikohet dhe ndalohet autori i ngjarjes.

Në orën 17: 20 te së dielës, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit u qëllua me armë zjarri J. B., 32 vjeç.

Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje