PRAG FUSHATE, PS NXJERR “LOJRATËT NË NXEMJE”

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Xhemil Beharaj – Kur kanë mbetur më pak se 100 ditë nga 25 prilli dita kur do mbahen zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, PS në Fier ka nisur që të nxjerri në “ nxemje lojtarët” e parë të cilët mendohet që të jenë kandidatët për deputetë.

Pse e themi se janë pararoja?

Që të lësh postin e drejtorit të institucioneve të rëndësishme si  arsimi, kadastra dhe sigurimet shoqërore  dhe vetëm as 100 ditë para se të mbahen votimet do të thonë që emrin e ke të garantuar në listën e kandidatëve për deputetë.

Kështu ALB365 ka mësuar se personat që kanë dhënë dorëheqjen nga posti I drejtorit janë Yllka Beci drejtoresha e DAR për bashkinë Fier, Ervin Bushi drejtor I kadastrës Fier dhe Andjus Olldashi drejtor I sigurimeve shoqërore në Fier.

Nga ana tjetër mësohet nga burime brënda koridoreve të seliesë rozë se Rama  do të lëri jashtë loje disa “xhaketa të vjetra” si Xhevit Bushi dhe Adelina Rista apo dhe ndonjë tjetër, por edhe Anduel Xhindi nuk do të rikaniddojë dhe në vendin e tij thuhet se do të jetë një tjetër djal nga Roskoveci, Ëngjëll Agaçi. Në listë do të jetë Gramoz Ruci por mendohet që të jetë edhe kreu aktual I Albpetrolit dhe ish mbajtësi  i tre mandateve në krye të bashkisë Fier Baftjar Zeqo, por emri I këtij do renditet diku pas mesit të listës. Zeqo si inxhinjer nafte dhe nga Patosi thuhet se do zëri vendin e Antoneta Dhimës pasi është më I besueshëm në këtë zonë

Përsa I përket Mallakastrës thuhet se ka përplasje mes socialistëve në këtë zone, klani I deputetit Ismet Beqiri me atë të ish deputetit Pirro Lutaj dhe ende nuk ka dale një emër konkret.

Gjithësesi këto janë emrat që po qarkullojnë në koridoret e tavolinat e lokaleve që frekuentohen nga socialisitët fierakë, por gjithsesi deri në shpalljen e listave ka ende kohë pasi Rama është lojtar që të “rras gol në minutën e fundit”

Be the first to comment

Lini një Përgjigje