Një zbulim arkeologjik i lënë në “harresë”.

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Dr Niko Ferro – Çfarë u zbulua në lindje të Divjakës ?
Pse vendasit e pagëzuan vendin me emrin “Tjegullas”?
Gjetja e tyre daton në vitet ’70 por në atë kohë u lanë mënjanë dhe nuk dihen arsyet. Disa vite më vonë “Babi i arkeologjisë së Divjakës” Dhimitër Pilika mbajti disa shënime të cilat u ruajtën deri vonë në Muzeun e Divjakës por që për fat të keq nuk u botuan. Duhesh pritur viti 1995 kur një tjetër arkeolog divjakas Kol Nikaj mundi të botonte një libërth për lashtësinë e Divjakës. Edhe me botimin e librit shënimet e botuara aty kaluan pa ndonjë bujë të madhe.


Sipas Kol Nikës protagonist të këtij zbulimi u bënë disa banorë vendas të cilët gjatë ndërtimit të një kanali kullues hasën në tre themele. Një themel ishte i ndërtuar me gurë të punuar mirë ndërsa dy themelet e të tjerë ishin ndërtuar me tulla. Themelet u gjetën në një metër thellësi dhe kishin gjatësi të konsiderueshme (sipas dëshmive edhe sot mund të janë aty).
Këta banorë i interpretuan gjetjet si pjesë të një kamine (vend ku piqen tulla tjegulla enë prej qeramike etj).
Gjithmonë sipas tyre në sipërfaqen e ngurosur prej tullash e tjegullash vinte një shtresë e nxirë nga zjarri plot thëngjij e copa rrëzalli. Në këtë shtresë të djegur u gjetën gozhdë kovaçi 12 cm të gjata dy rrota hekuri me nga një rrotë të brendshme me diametër 18×10 cm dhe parete të shumta enësh prej qeramike.


Pranë vendit u gjetën tulla të plota me këto përmasa 30x27x4. Që duke i krahasuar me të tjera tulla të zbuluar në Apoloni, Babunjë, Klos, Dimal i përkasin shek. III-II p. Kr kohë kur qytetërimi ilir ishte në kulmin e tij.
Lind pyetja: Çfarë mund të ketë qenë këto themele ?
Nëse do ishte thjesht një kaminë dimensionet e themeleve nuk përkojnë me ato të një kamine? Edhe sikur të ketë qenë një kaminë kujt i ka shërbyer? Një vendbanim të hapur fshatar ilir apo ndonjë qyteti?. Vështirë të thuhet me siguri. Shpresojmë që të bëhen gërmime në të ardhmen.


Shenim fotot na u mundesuan nga Z. Altin Hila

Be the first to comment

Lini një Përgjigje