Emrat/ 4 shqiptarë në pranga me kokainë dhe 340 mijë £ cash

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Policia e Londrës njoftoi arrestimin e 5 shqiptarëve pjesë e një grupi të strukturuat kriminal të cilëve iu kapën 340 mijë £ cash dhe një sasi kokaine me vlerë 400 mijë £. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa adresa në Londër dhe Essex.

Mësohet se në praga janë vënë Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç. Në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën 140 mijë £ cash si edhe përzierës droge dhe kokainë. Fisnik Kurtucajt iu gvjetën 100 mijë £.

Më pas do të arrestohej edhe Florian Meshi, 22 vjeç për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge. Ndërsa Azem Gashi, 26 vjeç u kap me 4 kile kokainë dhe 100 mijë £ cash.

Të katër shqiptarët u nxorën para gjykatës për masën e sigurisë dhe seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt.

Kreu i operacionit të policisë, Matt McMillan tha se do të vazhdojë puna për të zbuluar dhe individë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

“Këto ishin sekuestro të mëdha parash me të cilat mund të kishte përfitime të mëdha të krimit të organizuar” – tha McMillan. 

Plastic bag containing blocks of cocaine

Be the first to comment

Lini një Përgjigje