Dëshironi të dukeni të fuqishme, vishuni kështu

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kombinimet e modës për të gjitha gjeneratat

Nëse këtë javë inspirimi nuk ju është në nivelin e duhur, ne do t’ju ndihmojmë.

Kemi gjetur pesë veshje të shkëlqyeshme dimërore, të cilat me siguri do të dëshironi t’i kopjoni, transmeton Telegrafi.

E veshur kështu, çdo grua duket e fuqishme. Kjo është zgjedhja jonë:

Ngjyra e zezë gjithmonë është zgjedhje e mirë, pos që është gjithmonë në modë, ajo e bën figurën vizualisht më të hollë. Pikërisht çorapet e këtilla, me print interesant, janë hit absolut, pra nëse vendosni të visheni kështu, nuk do të mungojnë komplimentet.

Bluzat, këmishët dhe xhupat me shpatulla të theksuara kanë qenë shumë të njohura prej disa kohësh, dhe arsyeja pse gratë i duan kaq shumë është se e bëjnë çdo figurë të duket si një orë me rërë. Kur shpatullat theksohen, beli duket më i hollë, dhe trupi më femëror. Nëse trikon e këtillë e kombinoni me xhinse dhe çizme të gjata, do të keni një veshje për t’u vlerësuar me notën më të lartë.

Këtë sezon, çdo femër me stil, duhet të ketë në gardërobën e vet së paku një tutë të thurur.

Fundet e gjatë të lëkurës kurrë nuk kanë dalë nga moda, ndërkaq këtë dimër janë veçanërisht të popullarizuara. Në kombinim me çizme të shkurtra dhe me bluzë duken goxha fuqishëm.

Tutat më nuk janë të dedikuara vetëm për të shkuar në palestër, tani ato janë rrobë kryesore për veshje trend. Nuk do të gaboni nëse e zgjidhni një në ngjyrë të zjarrtë dhe e kombinoni me xhaketë lëkure.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje