Zagani flet për arratisjen e Moisi Habilajt: “Nëse e heqin qafe…”

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka folur sërish lidhur me arratisjen e Moisi Habiljat, i cili do të ekstradohej në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 15.5 vite burg për trafik droge.

Në një intervistë për “Fax News”, Zagani u shpreh se për të ishte ‘lobuar’ fortë për t’u caktuar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, edhe pse ndaj tij rëndonin akuza të forta. Më tej, në intervistën e tij, Zagani shtoi se në arratisjen e Habilajt janë të implikuar persona me pushtet, por zgjodhi të mos përmendte emra pasi pretendoi se nuk kishte fakte në dorë.

Unë nuk akuzoj direkt asnjë person sepse të akuzoj duhet të kem dokumentat në dorë. Unë kam disa informacione të mia që persona në pushtet nuk duan që të zhvillohet gjyqi në Tiranë. Është një zinxhir i madh duke nisur nga Edi Rama. Po u akuzua Saimiri për trafik droge, çfarë i ngelet Edi Ramës, të hapë burgun për veten. Dhe çfarë do bëjë, të shfrytëzojë të gjitha lidhjet, qoftë të miqve politikë apo interesave ekonomike që të mos zhvillohet gjyqi. Moisi Habilaj është një ushtar që nuk e di çfarë i ka bërë vetës që se ka bërë nga qejfi, por nga halli se merr urdhër. Në fund të fundit, nëse nuk i bindet klanit që të arratiset, të heqin edhe qafe fare sepse i kanë të gjitha mundësitë. Mafia i komandon të gjitha. Në procedurat e ligjit italian, do i ngarkohet një vepër më tepër. Ai nuk ka më shanse për të jetuar i lirë. E vetmja mundësi është që të lidhet me një institucion legal. Të tjerat nuk e di si i ka bërë llogaritë por vështirë do ta ketë. Arratisjes së tij i vjen fundi shumë shumë shpejt vetëm nëse do e heqin qafe nga kjo botë sepse pa mbaru gjyqi, jo,”-shtoi Zagani. 

Lajmi për arratisjen e Habilajt u bë publik një ditë më parë nga autoritetet italiane, të cilat e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi pak kohë më parë, përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Para se të ekzekutohej vendimi i Apelit, Moisi Habilaj ishte caktuar në “arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje