Arrestohet sanitarja e Sanatoriumit, u merrte para pacientëve me Covid-19

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Policia ka arrestuar sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila i merrte para një vajze, që kishte nënën e saj të shtruar në spital.

Policia në njoftimin zyrtar thote se në pranga u vu Tire Alldërvishi 59 vjeçe.

Sipas policisë, 59-vjeçarja, ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, sqaron policia.

Sanitarja u denoncua ditën e djeshme në emisionin “Stop”

E ndjera është ankuar se Tirja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

Çfarë tha vajza e viktimes?

Fakti që mami im iku, u nda nga kjo jetë, unë kam dyshimet e mia që ka pasur një trajtim shumë të ulët. Nuk ka marrë trajtimin e duhur. I ka munguar ushqimi. I çoja ushqim, mami më thoshte më ka sjellë vetëm supë, ndërkohë që unë i çoja duke filluar nga kosi, kosi i frutave, lëngjet e shtrydhura.

Mamit i çonte vetëm supën. Atëherë duke qenë se mamaja ime ishte me 5 burime oksigjeni nuk ishte në gjendje që të ngrihej në tualet vetë dhe duhej që të mbante pampersa. Kishte 4 ditë pa marrë klizmën, ndërkohë kjo më thotë që e ka marrë klizmën, ka marrë edhe lekët. Më ka marrë 40 mijë lekë atë natë, sepse normalisht do të ndërrohet dy-tre herë. Mami më shkruan në mesazh dhe më thotë: Mami, nuk më kanë bërë klizmën. Ky ishte dyshimi i parë.

Katër ditë ia kanë lënë në sirtar. E pyeta, po më tha që e ka bërë. Kam mesazhet e mamit që më thotë po vuaj shumë se nuk më bëjnë klizmën. Pjesa e dytë ishte që kam sërish bisedat në telefon që më thotë mami më kanë larguar karrigen e ushqimit, më kanë larguar edhe ujin dhe kanë ardhur duke bërtit, më kanë thënë: do hash dhe po pish vetëm lëngje.

Do hash kur do të them unë sepse zonja që është sanitare e ka merak të të ndërrojë, ndërkohë që mua më merrte lekët. Kjo nuk ka ku të shkojë, gjë më të rëndë, t’i largojë karrigen e ushqimit një të sëmuri që është me 5 burime oksigjeni, ka nevojë për ujë gjatë gjithë kohës”, tregoi vajza e viktimës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje