Spitali i ri/ Rama -Pronarët: Doni apo s’doni ai do bëhet. Ata: S’kemi tokë për të shitur

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të truallit ku pritet të ndërtohet spitali rajonal i Fierit, pati një diskutim ‘kokë më kokë’ me fermerët të cilët protestojnë për marrjen e pronës së tyre nga qeveria me një çmim tepër të ulët. Kryeministri i deklaroi fermerëve se spitali do të ndërtohet dhe ky vendim është marrë tashmë, për sa i përket çmimit të blerjes kjo është një gjë që pritet të negociohet u deklaroi Rama.

Banorët u shprehën se ata e duan spitalin por nuk duan që qeveria të tallet duke e marrë pronën e tyre me një çmim të ulët.

“Doni ju apo nuk doni kjo është një gjë e vendosur dhe nuk e ktheni dot mbrapa. Ne do presim dhe për çmimin na tha se nuk i vendos unë ato çmime. Edhe ne duam të ndërtohet spitali po nuk duam që të tallen ata me ne. Unë kam një certifikat pronësia dhe akoma nuk e kam të qartë sa pjesë të pronës do më marrë shteti”, tha një pronar i pranishëm në takimin me kryeministrin.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje