
Mesut Ozil ka bërë zgjedhjen e tij mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Mesfushori i Arsenalit u është përgjigjur pyetjeve në profilin e tij në Twitter, shkruan Gazeta Express.
“Messi e ka dëshmuar veten se është njëri nga më të mirët në Spanjë, por Ronaldo ka qenë gjithmonë më i miri në çdo vend ku ka luajtur” – tha Ozil.
Ai gjithashtu deklaroi se dëshiron të luajë në dy vende para se të pensionohet, në Turqi dhe SHBA.
Lini një Përgjigje