Basha: Njerëzit në krizë ekonomike, qeveritarët konsumojnë biftek 1000 dollarë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar darkën e ministrave shqiptarë në një prej restoranteve më të shtrenjtë në Dubai. Basha shkruan se ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e përmbytjeve si dhe krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, ministrat konsumojnë biftek me vlerë 1000 dollarë.

“Pas 8 vite dështimesh, premtimesh boshe, skandalesh të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duket sikur jemi mësuar me gjithçka. Madje kjo është shumë e rrezikshme, shkatërrimtare për shoqërinë.

Dy ditë më parë u bë publike se si, kur e gjithë Shqipëria ishte përmbytur, kur mijëra familje rrezikonin shtëpitë e tyre, qindra e mijëra qytetarë kishin mbetur pa asnjë mbështetje, kur mijëra familje të tjera kalojnë dimrin në çadra, kriza ekonomike është thelluar, papunësia po rritet, ministrat e Edi Ramës po darkonin në një nga restorantet më të shtrenjta të botës.

1000 dollarë bifteku! 1000 dollarë bifteku! Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë të këtyre 30 viteve.

Ata nuk kanë turp.

Edi Rama nuk ka turp.

Po mesa duket para ka dhe kanë shumë. Dhe po dje u publikua një raport i cili tregon se zyrtarisht qeveria e Edi Ramës ka shumëfishuar pasurinë gjatë këtyre 7 viteve. Anëtarët e kabinetit të Edi Ramës zyrtarisht kanë trefishuar pasurinë e tyre gjatë viteve në qeverisje.

Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e saj. Mendon vetëm për paratë e saj jo për paratë e qytetarëve. Nuk ju intereson qytetari, nuk e kanë në listë qytetarin dhe kjo është arsyeja se pse shqiptarët edhe pas tërmetit, edhe gjatë pandemisë, edhe gjatë përmbytjes janë lënë në mëshirë të fatit, janë braktisur ndërsa qeveritarët e tyre darkojnë me fatura të kripura 1000 dollarë bifteku”, tha Basha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje