
Asnjë mbështetje nga “rilindja” për sportin.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nuk ka dhënë asnjë mbështetje për sportit dhe as që ka hartuar politika në mbështetje për sportin.
Përkundrazi, e ka lënë jashtë çdo vëmendje dhe në gjendje katastrofike.
⭕️ Nuk paguhen sportistët.
⭕️ Nuk ka uniforma për gara.
⭕️ Nuk ka kushte dhe ambiente për stërvitje.
⭕️ Nuk stimulohen të rinjtë të merren me sport.
⭕️ Ka talente por askush nuk i mbështet.
⭕️ Sportistët elitar nuk trajtohen sipas ligjit që duhet të punësohen ose të paguhen nga Bashkitë.
⭕️ Vendosen emra fiktiv që të marrin rrogë sportistë që nuk garojnë ndonjeherë ose që nuk kapin as kategorinë e parë.
⭕️ Ka favorizime dhe qoka partiake dhe personale.
⭕️ Për sportistët nuk ka fonde fare dhe fondet nga Ministria për federatat e sportit janë të papërfillshme si përshembull tek Federata Shqiptare e Atletikës fondi është vetëm 1.7 milion Lekë të reja.
⭕️ Presidentët e federatave i bëjnë zgjedhjet fshehurazi pa lajmëruar sportistët.
⭕️ Ministria është totalisht inekzistente pa asnjë plan apo politikë për sportin.
Sporti është energjia e shoqërisë, formon një rini vitale dhe e mban atë larg veseve të kohës. Talentët tonë sportiv janë krenaria e kombit.
Më 2️⃣5️⃣ prill rinia dhe sportistët duhet dhe do e largojnë sektin e “rilindjes” për të patur një qeverisje që mbështet sportin dhe angazhimin e rinisë në sport.
Adriatik Hoxha
Kampion rekordmen kombëtar në atletikë.
Pjesmarrës në Lojrat Olimpike Londër 2012
22 tituj si rekordmen kombëtar.
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Lini një Përgjigje