”Eurovision” lavde artistëve shqiptarë: Nota të larta, nota të gjata. Janë zjarr

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Festivali më i madh europian, ”Eurovision Song Contest” pati një vit qetësie gjatë vitit 2020. Ai u anulua dhe nuk u mbajt shkaku i izolimit global që u shkaktua nga pandemia Covid-19, gjersa ende nuk është bërë e ditur nëse do të mund të organizohet sivjet.

Shqiptarët kanë pasur paraqitje të veçanta ndër vite në këtë festival, duke u prezantuar me këngë e performanca nga më të ndryshmet.

Si tri nga paraqitjet më të suksesshme mund të kujtohen ajo e Rona Nishliut me “Suus” në vitin 2012 (vendi i pestë), Anjeza Shahini me “Image of you” në vitin 2004 (vendi i shtatë) dhe Eugent Bushpepa me “Mall” në vitin 2018 (vendi i 11).

Faqja zyrtare e festivalit në Instagram ka shpërndarë një video të veçantë, dedikuar Shqipërisë. ”Shpërndani pak dashuri për Shqipërinë”, shkruan ata, duke e cituar fjalën dashuri në gjuhën shqipe. ”Nota të larta, nota të gjata, zjarr! Hyrjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe instrumenteve dramatike dhe ne i duam për këtë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje