
Real Madridi nuk ka mundur të arrijë më shumë sesa një pikë në transfertë te Osasuna sonte. “Los Blancos” luajtën baraz pa gola.
Real Madridi pati iniciativën dhe posedimin e topit gjatë tërë ndeshjes, por ndeshja ishte e mangët për nga rastet.
Bora nuk u ndal përgjatë 90 minutave, çka mund ta ketë vështirësuar realizimin e golave, shkruan Gazeta Express.
Me këtë barazim, Real Madridi shkon në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Atletico Madridi që ka tri ndeshje më pak dhe tri më shumë se Barcelona e vendit të tretë

Kjo si duket ka nervozuar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili tha se ndeshja është dashur të pezullohej.
“Kjo nuk ishte një ndeshje futbolli. Loja është dashur të pezullohej për shkak të borës” – tha Zidane për COPE.
Me këtë barazim, Reali mbetet një pikë pas Atletico Madridit, i cili ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.
Lini një Përgjigje