NJË BORAT NË VERSIONIN E SHQIPËRISË

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga  Erion Dasho – Pak ditë pasi u kthye nga Amerika në një udhëtim që ngjante më tepër me një skenë Borati sesa me një vizitë burri shteti, kryeministri Edi Rama deklaroi se “është njësh për të lypur në emër të shqiptarëve”.

Në 1 janar, në një dalje të orkestruar, në vend të urimit tradicional, kryeministri dha një lajm të shumëpritur: ardhjen e 500 mijë vaksinave për qytetarët.

Ky lajm, realisht i shkëlqyer, u përshëndet deri edhe nga kritikët më të ashpër të përgjigjes shqiptare ndaj koronavirusit (ku bëj pjesë edhe personalisht), pasi vaksina prej muajsh është përmendur si e vetmja masë që do ta futë në rrugëzgjidhjen përfundimtare problemin e Covidit-19.

Vetëm se dardha e paska patur bishtin prapa! Me 30 mijë doza gjatë dy muajve të mbetur nga dimri 2020-21 (të cilat nuk mjaftojnë as për personelin mjekësor) dhe pa një plan të qartë se kur vijnë dozat e tjera, entuziazmi i “lypësit nr. 1” duket i pajustifikuar!

Të paguash vaksinat e Pfizerit në janar me rreth 20 dollarë copa dhe t’i marrësh ato në gusht apo shtator kur çmimi i vaksinave alternative do të ketë shkuar më pak se dy dollarë copa, nuk është një marrëveshje e mirë!

Për paralelizëm, Izraeli po paguan 28 dollarë një vaksinë, por po e mbyll vaksinimin e krejt popullatës brenda pranverës! Bëhet fjalë për miliona doza dhe jo për thërrimet me të cilat është gënjyer me sa duket “lypësi” ynë!

Dëmet nga ardhja e vonuar e vaksinës në Shqipëri janë të jashtëzakonshme. Derisa të arrijnë vaksinat e kryeministrit, Covidi-19 do të shkaktojë në Shqipëri disa qindra vdekje të parandalueshme dhe disa dhjetëra milionë euro humbje ekonomike.

Si thelë mbi bisht, shqiptarët po vidhen edhe me disa milionë euro dëm ekonomik nga blerja e vaksinës së Pfizerit, kur mund të ishte blerë fare mirë vaksina e Oksfordit apo edhe të pritej vaksina e Covax-it!

Zgjohu Borat! Kur t’u jesh hequr qafe shqiptarëve, mund të shkosh në Amerikë për të blerë bojëra dhe për të marrë mësime kulture! Por, sot je kryeministër dhe duhet të sigurosh vaksina për qytetarët e tu! Në kohën e duhur dhe në sasinë e duhur! Ndryshe ato nuk kanë vlerë!

Zgjohu Borat! Pagesa për 500 mijë vaksina sot për t’i marrë në verë apo vjeshtë nuk është fitore për ty, por për biznesmenët e suksesshëm të Pfizerit! Ata po të shesin sot ty një mall që do t’u kishte ngelur stok pas disa muajsh!

Zgjohu Borat! Shqiptarët vazhdojnë të vdesin nga virusi, pavarësisht shifrave që fsheh ti dhe takëmi yt!

Zgjohu Borat! Ndryshe do të kesh në ndërgjegje qindra jetë që i besuan një demagogu dhe ekipit të tij të amatorëve…

Be the first to comment

Lini një Përgjigje