Shikoni vilën rozë të Pierre Cardin në Kanë!

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Për nder të vizionarit Pierre Cardin, i cili u nda nga jeta, ne ju japim një pasqyrë ekskluzive të “Le Palais Bulles”, një instalim i spikatur në universin avangardë të stilistëve

Le Palais Bulles (Pallati i Flluskave) është vilë shumë e bukur e vendosur në afërsi të Kanës, në Francë.

Vilën e ndërtuar midis viteve 1975 dhe 1989 e ka projektuar arkitekti hungarez Anti Lovag. Ai i ngjan më shumë një fshati se sa një shtëpie, transmeton Telegrafi.

Shikoni ambientet e brendshme të Le Palais Bulles, ku, edhe pse ishin në pronësi private, shumë të famshëm si stilistët Simon Porte Jacquemus dhe Emma Bunton nga grupi Spice Girls kanë bujtur një natë.

Shtëpia ka 1.300 metra katrorë dhe përfshin një sallë të brendshme, një sallë pritjeje panoramike, një teatër në ambient të hapur me 500 vende, 10 dhoma gjumi, disa pishina dhe ujëvara në terrenet e gjera të rregulluara.

Rinovimi pesëvjeçar i arkitektit francez Odile Deca përfundoi në vitin 2016.

Në mars të vitit 2017, pallati rozë u nxor në shitje me një çmim prej 456 milionë dollarësh.

Megjithatë, deri më sot, Le Palais Bulles mbetet në pronësi private dhe nuk mund të vizitohet.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje