Ambasadorja amerikane për Eliot Engell

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Pas 32 viteve, Eliot Engel, duke nisur që nga 4 janari nuk do të jetë më pjesë Kongresit në SHBA.

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder t’u shërbej dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësoj. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, shkroi  ai.

Më pas ai ka postuar në Facebook, fjalimin e mbajtur pak ditë më parë ku ka veçuar edhe marrëdhënien speciale që ka pasur me Kosovën.

“Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën.

Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur ndërhyrjen e Administratës Clinton në Ballkan. Parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme” tha Engel, i cili së fundi ishte edhe kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lidhur me largimin e tij ka reaguar këtë të diel, edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shkruan ambasadorja Kim.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje