Sonila Bejtja betohet sot para Presidentit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese

HERMES, agjensi udhëtimi

Anëtarja shtatë e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, betohet sot para Presidentit të Republikës Ilir Meta në orën 12:30.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dje emërimin e Sonila Bejtjes si anëtarë të shtatë të Gjykatës Kushtetuese.  Ashtu si dhe në rastet e tjera, kreu i shtetit ka dekretuar emrin e gjyqtares së re pak orë pasi ka mbërritur në presidencë njoftimi i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta në datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).
KryetariiShtetit, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur të emërojë zonjën Sonila Bejtja gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance.
PresidentiiRepublikës, nëmbështetjetënenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:

– Zonja Sonila Bejtja, anëtare e emëruar e Gjykatës Kushtetuese, të thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditën e martë, në datë29.12.2020, ora 12:30″,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Hits: 464

Be the first to comment

Lini një Përgjigje