Aksidenti/ Lagështira në rrugë , shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës i morën jetën bashkëshortëve

VOTONI SONDAZHIN

KUSH FITON ZGJEDHJET E 25 PRILLIT?

View Results

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Mëngjesin e sotëm kanë humbur jetën për shkak të një aksidenti një çift bashkëshortës të cilët ishin nisur herët nga Tirana për të shkuar tek vajza e tyre në Qarr të Levanit.

Teksa kanë lënë aksin e autostradës Mbrostar – Levan e janë kthyer për në Qarr dhe sapo janë afruar në kthesë makina ka fluturuar duke kaluar kanalin 12 metra të gjerë e ka përfunduar në tokat duke i marr jetën drejtueist të mjetit si dhe bashkëshortes së tij.

Në vendgjarje shkoi policia dhe shërbimi zjarrfikës që bënë të mundur nxjerrjen e trupave dhe dërgimin e tyre në morg. Identifikimi ka qënë i vështirë për shkak se makina nuk ka qënë në emër të tyre por të një firme në Tiranë sikundër ata nuk kanë pasur dokumenta identifikues me vete por në mjet janë gjetur disa karta identiteti çka ka bërë mos identifikimin e tyre.

Më pas policia ka pohuar se dy viktimat kanë qënë gruaja Pashkë Malçi 61 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Ndue Preçi 62 vjeç.

Banorë të zonës pohuan se ky segment rrugor nuk ka ndriçim, nuk ka sinjalistikë por dhe që në ndërtim rruga e re është bashkuar me segmentin e vjetër në mlnyrë të gabuar, kan kursyer paratë për një urë, thanë ata.

Në këtë vend janë bërë shumë aksidente por jo me pasojë vdekje. Nga ana tjetër policia rrugore pohoi se shkak ka qënë shpejtësia , lagështira në rrugë por edhe mungesa e rapave mbrojtëse anës rrugës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje