Rama: Nuk e kemi humbur gjyqin me Becchetti

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se SHqipëria nuk e ka humbur gjyqin në arbitrazh me Francesco Becchetti-n, pronarin e Agon Channel. Në intervistën që dha për RTV Ora, Rama tha se gjyqi vijon ende dhe palëve në këtë momente nuk u lejohet të shprehen.

I pyetur për një shkrim të gazetës austriake “Der Standard” sipas së vilës në këtë vend kishte nisur procesi i sekuestrimit të pronave të shtetit shqiptar për të komensuar Becchetti-n, Rama e quajti “fake news”.

“Është e pavëretë që Becceti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës” është botërore. Kalimi i lajmeve të rreme është problem global. Edhe Der Standard në këtë rast… nuk e di si ka ndodhur, apo ka qenë një mungese e verifikimit të fakteve.

Çështja nuk ka përfunduar, por palëve u është ndaluar ta komentojnë. Di që cështja nuk e mbyllur. Shkrimi Der Standard është skandaloz. Nuk mund ta them, që ka ndonjë qëllim, por është i bazuar në të pavërteta. Unë di që deri tani që flasim, për gjyqet që nuk kanë mbaruar unë di që i kemi fituar të gjitha ato me Becchetti, por për këtë që po flasim nuk ka mbaruar ende” – tha Rama.

Gazeta Der Standard shkroi pak ditë më parë se banka austriake dhe kompani energjetike në Austri kanë marrë kohët e fundit një letër ku janë pyetur nëse kanë ndonjë pasuri ose aksione të Republikës së Shqipërisë sepse ato duhet të ngrijnë.

Sipas gazetës, gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar (ICSID) i dha komapnisë së Becchetti rreth 100 milionë euro kompensim. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje