Abazoviç: Me ofruan 21 mln euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviçin

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Mali i Zi – Dritan Abazoviç konfirmon se i janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar nga pushteti, presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Politikani shqiptar që do të mbajë postin e zv/kryeministrit në qeverinë e re pranoi në një intervistë për mediat vendase se paratë i ishin ofuar nga disa persona por nuk pranoi të jepte detaje për këtë çështje.

“Informacioni se më janë ofruar 21 milionë Euro për të mos rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin është i saktë. Kemi presion të madh pasi morëm një numër të madh votash në zgjedhje, por nuk është se ndihem i pasigurtë”,- tha ai.

Abazoviç pohoi se ka marrë edhe kërcënime me jetë përmes rrjeteve sociale. Qeveria e re, sipas tij do të përqëndrohet tek axhenda për integrimin europian, zbatimin e programit ekologjik dhe lufta kundër korrupsionit.

Politikani shqiptar shprehu keqardhjen që në qeverinë e re nuk përfaqësohen minoritetet, ndërsa pranoi se i përket një komuniteti që jeton në varfëri për fajin e qeverisjes së kaluar. Parlamenti i Malit të Zi pritet të miratojë këtë të Enjte kabinetin e ri qeveritar të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje