Shqiptari vritet me “bukë në gojë” në Brazil

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Dalin pamjet e siguruara nga kamerat e lokalit për vrasjen e shqiptarit Ilir Zelka. Mediat braziliane kanë publikuar të gjithë skenën e ekzektutimit në një prej zonave më të pasura të Sao Paolos, brenda një restorant.

Në video duket qartë momenti, kur shqiptari është i ulur vetëm në tavolinën e tij, ndërkohë autori i veshuri i gjithi me të kuqe, përfshirë edhe skafandrëm e motorit, sillet disa herë rrotulll restorantit.

Pa u futur brenda, autori e qëllon nga jashtë xhamit 47-vjeçarin shqiptar, i cili pasi merr plumbin e parë tenton që të çohet dhe t’u shmanget plumbave por rrëzohet përtokë pa ndjenja. Pasi e ka parë që është rrëzuar, autori është larguar me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

Ndërkohë që kamarierët e lokalit, të cilët të terrorizuar nga të shtënat i janë afruar shqiptarit duke i dhënë ndihmën e parë. Edhe pse shkoi i gjallë në spital, 47-vjeçari nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e vrasjes së shqiptarit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje