NË SHQIPËRI KA PUNË, POR S’KA TELEPUNË

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Gentian Ruko — Në Shqipëri ka punë, por s’ka telepunë

“Administrata do të vazhdojë të punojë nga shtëpia”, tha sot drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.
Më 11 Nëntor, Qeveria vendosi që institucionet e administratës shtetërore dhe ato të pavarura detyrohen “të realizojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet kombinimit të punës në ambientet e institucionit dhe telepunës (puna në distancë online), me qëllim respektimin e rregullave të distancimit social ndërmjet nëpunësve/punonjësve, të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, bazuar në sipërfaqen e institucionit;
“institucionet duhet të përcaktojnë në mënyrë të detajuar dhe të qartë grafikun e nëpunësve/punonjësve që do të punojnë në ambientet e institucionit dhe të atyre që do të kryejnë detyrat nëpërmjet telepunës.”

Sot, 2 Dhjetor. Ku është telepuna?
Nuk jam partizan që administrata të kthehet në shtëpi në mënyrë masive.
Është vendim qeverie për luftën kundër COVID-19 – të gjithë janë të detyruar t’a zbatojnë.
Mos presin të shohin kryeministrin të urdhërojë sërish, me tone dramatike, nga vila private, që institucionet t’a marrin seriozisht?

VKM, link: https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/11/11/867/40eecec7-208b-480d-8c2a-ddcec6553cad

Be the first to comment

Lini një Përgjigje