Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për ‘Policinë e Shtetit’

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Ilir Meta për ligjin e “Policisë së Shtetit”. Dekreti është votuar kundër nga deputetet e mazhorancës, ndërsa deputeti Myslim Murrizi votoi pro dekretit.

Sipas mazhorancës, argumentimet  e Kreut të Shtetit nuk qëndrojnë.

Deputetja e PS, Antonenta Dhima ka dhënë argumentet e saj kundër këtij dekreti, duke thënë se presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative.

“Është e qartë që jemi në harmoni të plotë me detyrat e shtetit në kohë zgjedhjesh, në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Nuk ka prapaskena të prezumuara. Në komentet e tij Presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative”, u shpreh deputetja Dhima.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë sepse ia detyron kodi i procedures. Ndërkohë ai tha se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.

“Një drejtor i policisë në një land të Gjermanisë ka autorizim të futet në ambient privat dhe të vendosë një përgjigjes. Ne këtu nuk e kemi. Policia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, tha ministri.

Deputeti i opozitës në parlament, Myslim Murrizi tha se ky ligj bie ndesh me kushtetutën.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje