Covid-19/ 832 raste të reja, 12 humbje jete. 134 raste në qarkun Fier

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër rekord në numrin e infeksioneve. Gjithsej janë regjistruar 823 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 12 pacientë.

“Janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan,27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje,17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh,3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet,1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                         832

Të shëruar ne 24 orë                      535

Të shtruar në spitale                       506

Humbje jete në 24 orë                  12

Testime ditore                                  2.176

Testime totale                 192.620

Raste pozitive                         39.014

Raste të shëruara                 19.384

Raste Aktive                            18.808

Humbje jete                              822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9827

Durrës 1360

Elbasan 831

Fier  1455

Korçë 999

Vlorë 959

Shkodër 892

Lezhë 725

Berat 606

Kukës 409

Dibër 211

Gjirokastër 534

Be the first to comment

Lini një Përgjigje