Varfëria/ Familja Roskovecare, invalidi dhe e moshuara, do kalojë dimrin nën çadër

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Roskovec – Familja e Arti Hoxhës në Roskovec duket se stinën e ftohtë dhe të lagësht të dimrit do e kalojë në çadër e cila I është ofruar nga një dashamirës roskovecar.

Arti është invalid pasi ka pësuar aksident në Greqi e për një periudhë kohe ka qëndruar në koma në spital. Ai jeton me mamanë e tij të moshuar dhe të sëmurë pasi bashkëshortja e la duke marr me vete edhe fëmijet.

Duke pare varfërinë e familjes bashkia akordoi një fond për riparimin e banesës por që Arti me marrëveshje e shëmbi për ta bërë të re. Me fondin prej 5 milionë lekësh të vjetra banesa erdhi deri në këtë gjëndje por që Arti nuk ka të ardhura që ti hedhi dhe një çati.

Ja si ka qënë banesa

Edhe pse invalid ai mundohet të punojë por edhe ti shërbejë mamasë së moshuar dhe të sëmurë edhe pse shumë here ka pasur dhe ndihmën dashamirëse te komshinjëve

Ja si është

E moshuara pohonë faktin se është e sëmurë e vuan nga disa sëmundje banesë të fusin kokën brënda , ndërkohë që djali I saj Arti apelon për një çati se dyer e dritare do I vë me plastmas

Nga ana e saj kryebashkiakia e Roskovecit Majlinda Bufi pohon faktin se bashkia sipas mundësive  bëri pjesën që I takon tashmë ai duhet të aplikojë për fonde në vitin që vjen, por që të shofi dhe mundëlsi të tjera/ ALB365/XH B

Be the first to comment

Lini një Përgjigje