
Një pacient 60-vjeçar me iniciale L.S. është hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas policisë, 60-vjeçari ka kryer vetvrasje orës 00:30 të mëngjesit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse ky person ishte me Covid, por është rasti i pestë kur pacientët me koronaviorus i japin fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i spitalit.
Ky është rasti i 5-të i vetëvrasjes në spitalet COVID në kryeqytet brenda disa muajsh. Më herët janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitaleve Reshat Grembi 69-vjeç në spitalin Infektiv, 29-vjeçari Xhino Koça, Hasan Mira rreth 65 vjeç si dhe 53-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja, të tre këta të fundit tek spitali “Shefqet Ndroqi”.
Lini një Përgjigje