UNË DHE COVID- 19

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Armend Agolli – Qysh në fillim dua ta theksoj se lëngimi të cilin e kalova, nuk ishte një grip i thjeshtë. Veç fal faktit se nuk kisha sëmundje të tjera kronike, si dhe fal fizikut tim të mirë, isha në gjendje ta tejkaloj këtë periudhë të gjatë të sëmundjes.

Kështu përshkruhet dita e parë:

Shumica e të infektuarve (88 për qind) do të kenë ethe dhe lodhje. Shumë kanë edhe dhembje muskujsh dhe kollë të thatë. Ashtu dhe unë: ditën e parë kam pasë gjatë tërë natës ethe, pak lodhje, ndaj mendova se e kam një grip të lehtë.

Të nesërmen kam operuar e meqë nuk u ndjeva mirë, pas operacionit i anulova që të gjitha vizitat me pacientë, për të mos e rrezikuar shëndetin e tyre edhe ashtu të dobësuar.

Pas dy ditësh e humba shijen e nuhatjes; nuk e ndjeja erën e parfumit. Këtu më lindi dyshimi se jam me Covid.

Iu nënshtrova menjëherë testimit dhe dola pozitiv. Të them të drejtën: nuk ishte ndjenjë e mirë.

Ditën e pestë, pastaj të gjashtë dhe të shtatë, simptomat vinin duke u përkeqësuar, me sulme të gjata ethesh, me temperaturë të lartë, me dhimbje muskujsh, me kokëdhembje, me lodhje patologjike dhe me molisje. Në konsultë me infektologun, nisa të përdor këto ilaçe: Paracetamol (1 gr x4), Favipiravir, Fraxiparin, Vitamin D e Vitamin C, dhe natyrisht shume lëngje, pemë e perime të ndryshme. Kam pasë fat që për 24 orë isha nën përkujdesjen shembullore të Dr. Fatmire Agollit dhe të asistentes së saj, Diellzës.

Rekomandimet e mia për ata që janë me Covid-19:

1. Të konsultoheni menjëherë me mjekun familjar ose me infektologun;

2. T’i bëni analiza që i kërkon mjeku;

3. Te nisni terapinë që ju rekomandohet;nga TaboolaPromoted LinksMund t’ju interesojnëI

4. Gjithsesi, të keni termometër dhe oksigjen-puls-metër në shtëpi;

5. Mos e anashkaloni situatën kur keni problem me frymëmarrje, sepse kjo paraqet rrezikshmëri më të madhe. Prandaj, pasi ta keni konsultuar mjekun, duhet të hospitalizoheni.

Rekomandimet për ata qe nuk janë me Covid:

1. Ju lutem, mbani distancë; mos shkoni ne tubime familjare, nëpër dasma, ahengje dhe përkujtime mortore;

2. Mos shkoni në restorante;

3. Lani shpesh duart dhe mos mendoni asnjëherë se po e teproni me këtë;

4. Mos i vizitoni prindërit dhe të afërmit që janë mbi moshën 65-vjeçare;

5. Mbajeni maskën kur hyni në supermarket dhe kur keni takime në punë;

6. Ju që jeni mbi moshën 65-vjeçare: izolohuni dhe dilni vetëm në momentet kur ka pak qarkullim të njerëzve.

Të dashur miq, uroj t’ia dalim bashkë kësaj sfide, ta fitojmë bashkë këtë betejë të rëndë me një armik të padukshëm, por shumë të rrezikshëm.

Ju uroj Festen e Flamurit dhe ju dëshiroj shëndet, kudo ku jeni.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje