Rama reagon për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit të Qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin e “Qytetarit të Nderit” Veton Surroit.

Teksa e cilëson si lajthitje kolektive, në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Rama i bën thirrje Prefektit të Kukësit që të mos e miratojë këtë vendim absurd.

Po ashtu, kreu i Qeverisë i kërkon ndihmë deputetëve të tij socialistë që të nisin urgjentisht rregullimin me ligj të çështjes së titujve e të medaljeve.

“ Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, deklaron në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje