Malësia e Gjakovës ripërtërin veten si ulliri shekullorë rrënjët e tij

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Azgan Haklaj – Zbardhja e dosjes Tropoja çliron nga pengu drejtesinë, paqen sociale, demokracinë dhe të ardhmen 
Viti i zi 1997-të, i cili na kujton vitin e mbrapshtë të Kadaresë, kur bandat e Haxhi Qamilit të frymëzuara nga Kleriku fondamentalist e filoturk Musa Qazimi e të sponsorizuara me paratë e sherbimeve të fshehta serbo- turko- greke me parullën “duam babën” sulltanin i vunë zjarrin Shqipërisë.Përzgjedhja e Malësisë së Gjakovës “Tropojës”, vrasjet mafioze që u përdorën për realizimin e tyre që nga kallashët, mitrolozat e rendë, snajperët e deri tek tritolet e minat c/4, mjete që i disponon vetëm ushtria e forcat elitare të policisë nxjerrin në dritë faktet kokëforta se kjo kryqëzatë kriminale është dirigjuar e sponsorizuar nga sherbimet sekrete të armiqëve të Shqipërisë në sinkronizim të plotë me strukturat analoge të shtetit shqiptar.Shtrohet pyetja?!

Përse u zgjodh Malësia e Gjakovës si një projekt pilot për shkatërrimin e shtetit shqiptar?!Malësia e Gjakovës në këndveshtrimin e armiqëve të Kombit tonë është zemra e Shqipërisë etnike, bastioni më i fuqishëm i qëndresës dhe frymëzuese e betejave për liri e pavarësi përgjatë dy shekujve.Nuk ka asnjë ngjarje të madhe historike që nga Besëlidhja e Lezhes e ideuar dhe realizuar nga arkitekti i nentorit të pare të shqiptarëve dhe konstruktori i shtetit të përqëndruar arbëror Gjergj Kastrioti, kryengritjet e udhëhequra nga Pjetër Bogdani, kryengritjet e Tanzimatit të udhëhequra nga Binak Alija e Sokol Rama, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ajo e Pejës, kryengritjet e mëdha të viteve 1910 -1912-të që sollën pavarësinë e Shqipërisë, Konferenca e Bujanit e deri tek përmbysja e diktaturës komuniste e lufta për çlirimin e Kosovës që Malësia e Gjakovës “Tropoja” të mos ketë luajtur rol të dorës së parë, për fatet e Shqipërisë e Kosovës.Kjo trevë ka qënë e aftë të mobilizojë në çdo kohë me një kushtrim të vetëm 5000 luftetarë të lirisë sa herë që e ka thirrur zëri i Atdheut në fushë të mejdanit.Ata që dirigjuan vrasjet në Malësinë e Gjakovës “Tropojë” kanë hedhur me djallëzi me qëllim të manipulimit të opinionit publik në tregun publik 2 arsye themelore në emër të të cilave qënkan vrarë mbi 200 djem të Tropojës.Gënjeshtra e parë e tyre na thotë se tropojanët janë vrarë në mes veti për çeshtje partiake.Turp.Tropojanët kanë derdhur në shekuj gjakun për idealet e lirisë e jo për idealin e partisë.Toleranca politike në Tropojë ka qënë model.Këtë e tregon qartë fakti se kryetari i partisë komuniste të Tropojës ishte drejtor i gjimnazit e askush nuk ia prishi timin e duhanit siç thuhet në anët tona.Arsyeja tjetër sipas këtyre gjarpërinjëve të gjakut na qenka kanuni e vetëgjyqesia.Urrejtja patologjike ndaj kanunit, kodit të nderit të shqiptarëve e njeherësh kushtetutës më të vjetër të Europës është tipari themelor i ideologjisë së diktaturës hoxhiste dhe i banditëve politik të vitit 1997-të.Kanuni nuk e lejon terrorin, vrasjen e femrave e të femijëve, masakrimin e zhdukjen e kufomave, e aq me tepër vrasjen kolektive në mes të natës duke hedhë pallate në erë me c/4 e vrarë gazetarë, apo lajmës siç cilësohet në kanun.A ka patur platformë per vrasjet në Malësinë e Gjakovës?!Faktet deshmojnë se po.A ishin të implikuara segmentet qenděrore shtetërore në këtë oktapod vrastar?!Sigurisht që po.Pse nuk i zbardhën organet shtetërore këto vrasje?!Sigurisht që kanë qenë të implikuara vetë.Sali Berisha i cili nuk dinte asgjë për dosjen Tropoja 8 vite të qeverisjes së tij si kryeministër bëri orakullin para pak ditësh duke deklaruar pjesëmarrjen e shtetit në shumë vrasje në bashkëpunim me familjet e viktimave të njërës palë.Përse ka heshtur gjithë keto vite Berisha kur ishte 8 vite në pushtet dhe i kishte të gjithë mekanizmat shtetëror dhe juridik në dorë për të zbardhur këtë dosje të errët e kriminale dhe përse do ta shartojë atë si hibrid mes shtetit e vetëgjyqesisë.Për cilin shtet e ka fjalën Berisha?!A mund të deklarojë ish presidenti, ish kryeministri në një sistem demokratik me profesion mjek një gjë të tillë?!Pse hesht ish ministri i rendit publik Spartak Poçi i cili në një prononcim publik pati deklaruar me mburrje se në Shqipëri zhdukëm 40-të banda?!A ka të drejtë shteti të zhdukě kushdo qofshin ata eksponentë kriminalë pa gjyq?!Sigurisht që jo, e kjo nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës.Pse nuk prononcohet sot z Poçi për shartimin e shtetit me vetëgjyqesinë?!Në çdo përvjetor të Azem Hajdarit Berisha e quan atë shqiptarin me të madh të historisë dhe atentatin ndaj tij si vrasjen e shekullit?!Përse nuk i ka zbardhur Berisha motivet e kësaj vrasje pasi pati deklaruar disa herë se sa të vijë në pushtet do ta zbardhë?!Si ka mundësi që vendimet e gjykatës në të tre nivelet e kanë cilësuar vrasje për hakmarrje e Berisha dhe presidentët e zgjedhur prej tij nuk kanë mbajtur qëndrim si kryetar të keshillit të lartë të drejtësisë ndaj gjyqtarëve?!A ka qëndrim të dyfishtë, kontradiktor të presidentëve si kryetar të keshillit të lartë të drejtësisë dhe si president të republikës?!A ka qëndrin të ndryshëm në vlerësimin e ngjarjreve dhe të personazheve protagonistë të tyre?!Vertet në demokraci pushtetet janë të ndara, por ato janë pjesë unike e trupës politike.A mund të vritet për hakmarrje Nderi i Kombit?!A mund të jetë Nderi i Kombit një përsonazh i vrarë për hakmarrje?!Këtyre pyetjeve duhet ti pergjigjet Berisha, i cili pati deklaruar se do të hapte e do të zbardhte vrasjen e Azemit, sigurisht motivin e kësaj vrasje, e cilia është fillimi i zbardhjes së dosjes Tropoja.Dosja Tropoja nuk është vetëm Azem Hajdari.Tropoja e ka nga një Azem për shtepi e familjet e viktimave kërkojnë drejtësi nga shteti i tyre e jo vetëgjyqësi siç përpiqet ti etiketojë doktorri, apo sejmenët e tij.Dosja Tropoja duhet të zbardhet e tëra e jo të përdoret pjesë – pjesë politikisht e mediatikisht njëherë për interesat e një pale e njëherë për palën tjetër dhe të mbahet përsëri ndezur fitili i konfliktit me akuza të ndërsjellta për përfitime politike duke spostuar vëmendjen të ustallarëve që e kanë projektuar këtë oktapod të tmerrshëm dhe e kanë bërë Malësinë e Gjakovës një Siçili të vertetë.Meqenëse shume vrasje kanë lidhje me luftën për çlirimin e Kosovës e në Parlamentin Shqiptar po ngrihet një komision hetimor për investigimin e akuzave të Dik Martyt ky komision duhet ta përfshijë edhe dosjen Tropoja në këtë investigim që është shumë i rendësishëm për të ndriçuar ngjarejt e tmerrshme që kanë trondotur rendë opinionin publik dhe mbajnë peng edhe sot paqen sociale.Berisha shpesh e përmed UDB- në por çfarë ka bërë ai për zhbërjen e saj këto 30- të vite, në fakt ka bërë të kundërtën, ka veshur me pushtet sherbëtorët e zellshëm të saj?!Cila është arsyeja që pjesëtarët e familjeve që kanë qenë baza e saj, por edhe të kupolës komuniste janë graduar me poste të larta në qeveri, në administratë, pushtetin lokal, diplomaci, drejtësi të qeverisjes se Berishës?!Kush është sot roli i tyre në krijimin e tarafeve të pushtetit nepotik e të padrinove që po rrembejnë në mes të ditës pasuritë natyrore të kësaj treve?!Dosja Tropoja është nyja gordiane e drejtësisë shqiptare.Dosja e përgjakur e Tropojës është një gangrenë kanceroze në trupin e Kombit tonë.Ajo duhet të kurohet urgjent e me çdo kusht me rrezet e të vertetës sado e hidhur të jetë ajo sepse Malësia e Gjakovës është zemra e Kombit tonë dhe kur zemra ndalon se rrahuri organizmi vdes.Destabilizimi i Tropojës ishte endërr e vjetër e Serbisë dhe ajo ka sponsorizuar prej një shekulli mjete propagandistike, monetare, logjistike për të goditur Kombin Shqiptar në zemrën e tij.Atyre që mendojnë se me mbajtjen peng të dosjes Tropoja do ti bëjnë shantazh Malësisë së Gjakovës apo do të shpresojnë përsëri tek nxitja e vëllavrasjes do tu thoja atë shprehjen e urtë e krenare të të parëve tonë:”Hipni këtu e shihni Stambollin”.Shfrytëzoj rastin të ju bej thirrje vellezërve e motrave të Malësisë së Gjakovës të mos bien pre e nxitjes së hakmarrjes që po projektohet përsëri nga eksponentë të politikës e sejmenë të tyre.Malësia e Gjakovës i ngjan pemës shekullore të ullirit që din ti ripërtërijë rrënjët e veta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje