Rikthim i Monacos kundër Paris Saint Germain

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Monaco është rikthyer nga humbja prej 0-2 në 3-2 për ta fituar kështu derbin e kësaj jave kundër Paris Saint-Germain. Kylin Mbappe shënoi dy herë në rikthimin e tij pas lëndimit kundër ish skuadrës së tij, por Monaco u rikthye në pjesën e dytë për të shënuar tre gola dhe përmbysur rezultatin

Monaco është rikthyer në pjesën e dytë dhe e ka mundur me rezultat 3-2 kampionin e Francës në Ligue 1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për PSG të cilët shënuan dy gola, madje kanë mundur që të shënojnë edhe më shumë nëse Mbappe do ta shndërronte në gol penalltinë e akorduar për ta në minutën e 44-të.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 25-të ku ishte Mbappe që doli përpara në një kundërsulm për të shënuar gol.

Mbappe shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe nga penalltia në minutën e 37-të.

Një penallti tjetër u akordua për kampionin në minutën e 44-të por Mbappe dështoi ta konvertonte në gol.

Pjesa dytë ishte e tëra për Monacon ku Kevin Volland shënoi dy gola për ta barazuar rezultatin.

Golin e parë ai e shënoi në minutën e 52-të kurse të dytën në minutën e 66-të për ta barazuar rezultatin.

Në minutën e 84-të Cesc Fabregas do të shënonte nga penalltia derisa nga ndeshja do të përjashtohej Diallo.

Pavarësisht humbjes, PSG mbetet në vendin e parë me 24 pikë derisa Monaco me këtë fitore ngritët në vendin e dytë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje