Kejdi Mehmetaj: LSI në Qarkun Fier po punon shumë fortë. Sjellim supriza. Kemi prurje të reja, edhe nga PS

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Nga Fieri teksa zhvillohej procesi zgjedhor si në selinë e LSI ashtu edhe online (risia që solli kjo forcë politike) Kejdi Mehmetaj ( e ngarkuara e qëndrës për qarkun Fier) pohoi për ALB365 se kjo forcë politike është në rrugë të mbarë dhe po punojnë shumë fortë në këtë qark.

Kur thonë fortë, do të thotë që janë më mirë se cdo fushatë tjetër zgjedhore pasi në këtë qark ka shumë prurje të reja e sidomos nga PS si në Fier, në Mallakastër edhe në Lushnje, çka po duket duke marr pjesë që sot në proces zgjedhor ashtu do të duket edhe pas disa ditësh kur do të organizohen edhe takime për dhënien e teserave të reja të antarësisë të kësaj force politike.

Në intervistën që mund ta ndiqni më poshtë, Mehmetaj pohoi faktin se LSI solli një risi sepse edhe në kohë pandemia e covidi antarësia voton si në kuti votimi në seli të partisë ashtu dhe online dhe pjesmarrja ka qënë shumë e kënaqëshme.

E ngarkuara e qëndrës së LSI në Tiranë për qarkun Fier pohoi faktin se ka një rioganizim e koordinim të mirë të grupeve të punës që kalon zinxhir seksione, në rajone, në degët duke kaluar me radhë në rreth, qark e qëndër në Tiranë cka do të thotë që LSI në qarkun Fier në zgjedhjet e 25 Prillit do të sjelli supriza .

Mehmetaj nuk la pa përmendur dhe faktin se Qeveria Rama u kujtua shumë vonë për naftëtarët e Ballshit , por kjo gjë do të marri tjetër zgjidhje pas 25 prillit, zgjidhje që do të jetë shumë herë më e mirë se kjo që i dha Qeveria Rama 2

Ndiqni intervistën.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje