
Pas akuzave nga kreu i opozitës për fshehje të numrit të viktimave të Covid, kryeministri Edi Rama do të dalës sot live me një mesazh për të dhënë më tepër sqarime. Daljen ai e njofton përmes një postimi ne faqen e vet në Facebook
“Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë”, shkruan Rama.
Më herët gjatë ditës Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet për këtë denoncim dhe të vëjë para drejtësisë përgjegjësit.
Lini një Përgjigje