Të shtëna me armë zjarri në Mifol. Policitë e Fierit dhe Vlorës po “krehin” zonën

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin ë Vlorës. Burime nga policia e këtij qyteti i thanë se ka qenë një telefonatë që kishte mbritur në sallën e policisë Fier ku kishin njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Policia Fier ja adresonë kolegëve të Vlorës. Mësohet për të shtëna armësh në afërsi të urës së Mifolit rreth orës 20.00.

Forca të shumta të policisë janë vënë në lëvizj si nga Vlora ashtu edhe nga Fieri për në drejtim të Mifolit. Ende nuk është gjetur vendi i saktë i ngjarjes apo autorët. Të njëjtat burime thanë se forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle në fshatin Bishan dhe në Poro. Edhe banorët e zonës i thanë policisë se dëgjuan breshëri automatiku. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje