Keisi i reagon Stresit pas dedikimit që bëri për të

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ditën e sotme reperi Stresi ka ndarë një foto me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar ata me njëri-tjetrin gjatë lidhjes.

Ai ka publikuar një foto, në të cilën të dy duken si fëmijë për shkak të një efekti në “Snapchat”.

Reperi është shprehur se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’ju bëjnë keq, por reperi ka treguar se  gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, duke qenë kështu edhe shokë shumë të mirë.

“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi, në foton e publikuar para pak orësh.

E sigurisht nuk mund të mungonte as një reagim nga ana e Keisit, e cila ka rishpërndarë në Instastory postimin e reperit duke e shoqëruar me fjalët më të mira për partnerin e saj.

“Nga rinia der në pleqni, sido tvij jeta je me të vërtetë shoku im më i mirë, por edhe familja ime.” Ka përfunduar Keisi.

Kujtojmë se Stresi dhe Keisi kanë qenë gjatë gjithë verës në qendër të vëmendjes, pasi mediat dyshuan për një ndarje të mundshme mes tyre.

Megjithatë, i ftuar në “Shiko kush luan”, Stresi i hodhi poshtë të gjitha zërat, duke thënë se janë ende bashkë.

Ai madje tregoi disa ditë pas kësaj interviste se në planet e tyre paska qenë edhe dasma, por për shkak të pandemisë e kanë lënë për një moment të dytë.

Ndër të tjera, reperi bëri edhe deklaratën më romantike të mundshme duke thënë se është shumë me fat që ka Keisin në krahë dhe se është shumë e vështirë të gjesh një vajzë si ajo.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje